Klubi, ofertë Josës për rolin e këshilltarit të presidentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2016 | 9:50

Klubi, ofertë Josës për rolin e këshilltarit të presidentit

Në zyrat e Tiranës ka nisur një rikonstruksion i plotë. Vetëm dje është formalizuar marrëveshja me Krenar Alihmetin për postin e drejtorit të Akademisë. Ish-administratori do të zërë vendin e lënë bosh që prej largimit të Elvis Sinës.

Halili dhe Alimehmeti

Krenar Alimehmeti dhe Refik Halili

Por ky nuk është ndryshimi i vetëm, pasi lëvizje ka edhe te Tirana B, ndërsa në krye të këtij ekipi do të jetë Ardian Mema. Ky i fundit, pasi i ka dhënë fund aventurës si trajner në Arabi, ka vendosur që të rikthehet në shtëpinë bardheblu.

Por klubi duket se po planifikon një tjetër rikthim. Këtë herë bëhet fjalë për Mirel Josën. Ish-trajnerit të Skënderbeut i është bërë ofertë për pozicionin e këshilltarit të presidentit. Ende nuk mund të flitet për një marrëveshje, pasi ndoshta negociatat do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

Josa1

Por e vetmja gjë që është zbuluar tashmë lidhet me prezencën e Josës në “Selman Stërmasi” të shtunën. Mësohet se ai e ka ndjekur nga afër miqësoren ndërmjet Tiranës dhe Apolonisë.

Sakaq, mësohet se vendi i lënë bosh nga Saimir Shehri për administratorin e përgjithshëm mund të mbetet edhe vakant. Gjasat janë që këtë rol ta mbulojë vetë kreu i klubit, Refik Halili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"