“Klubi i Skënderbeut është i mbaruar, por duam prova për Takajn”, korçarët nxjerrin mesazhe të reja nga ata që i dënuan

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 21:50

Kategoria Superiore LAJMI KRYESOR Skenderbeu Të fundit

“Klubi i Skënderbeut është i mbaruar, por duam prova për Takajn”, korçarët nxjerrin mesazhe të reja nga ata që i dënuan

Klubi i Skënderbeut, në vazhdën e “luftës” me SportRadar, si një nga kompanitë që raporton në UEFA se klubi korçar ka kryer trukime ndeshjesh, ka postuar ditën e sotme të tjera mesazhe ku paraqiten personat që janë gëzuar për refuzimin e Skënderbeut nga ana e KAS-it.

75521817_2530868033617569_6469899203815407616_o

(Faksimile e mesazheve të publikuara nga klubi i Skënderbeut)

Pas publikimit të lajmit se KAS kishte rrëzuar kërkesën e Skënderbeut, një nga personat shprehet shumë i lumtur, ndërsa biseduesi tjetër e pyet se kur do të vijë. “Tani nuk më do më, fitove siç doje, nuk e kuptoj se pse të duhem unë, sepse e fitove çështjen” – shprehet biseduesi tjetër.

“Të thashë që do fitonim. Por duhem më shumë prova ndaj Takajt. Ku mund të takohemi?” – vijon biseda, ndërkohë që përgjigja është: “Mirë, por the se klubi ka mbaruar tashmë dhe ti e bëre. Çfarë mund të bësh më shumë në këtë pikë…”.

Ndërkohë, klubi i Skënderbeut akuzon se vendimi dihej para shpalljes, ndërsa shkruan se drejtësia nuk do vonojë. Çudia më e madhe është se përse Skënderbeu nuk bën kallëzim në prokurori për të denoncuar personat që pretendon se i kanë bërë komplot. Në këtë mënyrë jo vetëm që do të ndihmonte veten e vet, por do të ishte transparent edhe me tifozët, që deri tani kanë parë vetëm mesazhe të copëzuara pa asnjë autor…

BISEDA MES DY PERSONAVE QË PRETENDON SKËNDERBEU…

– Shiko lajmet.

– Ku?

– (liknu i Panorama Sport ku njoftohet se vendimi i KAS-it është lënë në fuqi)

– Po tani a më beson mua?

– Jam shumë i lumtur. Kam besim tek ju 1000 %.

– Kur do të vish?

– Më dërgo linqet e lajmeve.

– (Linku i vipsport.al ku raportohet se çështja e Skënderbeut do të përfundojë në KAS)

– Tani nuk të duhem unë. Fitove siç deshe, nuk e kuptoj se përse të duhem unë, sepse e more atë që deshe.

– Të thashë që do të fitonim, por duhen më shumë prova kundër Takajt. Kur mund të takohemi?

– Ok, por ju thatë se klubi ishte i mbaruar dhe ia dolët. Çfarë mund të bëni më shumë në këtë pikë sepse…

11




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com