Klubi i Kategorisë së Parë pa “frena”, 4 goditje njëherësh në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2019 | 12:44

Klubi i Kategorisë së Parë pa “frena”, 4 goditje njëherësh në merkato

Drejtuesit e Egnatias nuk po humbin kohë, por po bëjnë disa afrime për të kompletuar të tria repartet me lojtarë me eksperiencë. Afrime zyrtare të klubit rrogozhinas janë Leonid Varfi, i cili më parë ka luajtur me Kastriotin, mbrojtësi Donald Bejko që ka luajtur më parë në Rrogozhinë dhe e njeh ambientin, si dhe mesfushori Mirel Duka, që më parë është aktivizuar me Besën dhe Shkumbinin në elitë, kurse sezonin e fundit ka qenë pjesë e Tomorit në Kategorinë e Parë.

Egnatia

Të tre këta lojtarë janë aktivizuar nga minuta e parë në miqësoret e zhvilluara deri tani dhe stafi teknik e ka dhënë miratimin për ta. Një tjetër afrim pritet të jetë ishmesfushori i Luftëtarit, Brixhild Brahimaj. “Panorama Sport” mëson se lojtari dhe klubi i Egnatias kanë rënë dakord parimisht për kontratën mes tyre dhe tani pritet vetëm firma.

egnatia

Brahimaj, përveç Luftëtarit, ka luajtur edhe me Besën, Elbasanin dhe së fundmi në ligat inferiore në Gjermani, me BV Esen. Nga sa bëhet e ditur, të mërkurën mesfushori do t’i bashkohet grupit në stërvitje, pasi të ketë bërë prezantimin. Rrogozhinasit, pas nisjes së përgatitjeve, kanë qenë shumë aktivë në merkato, kanë afruar edhe dy brazilianë.

Aldo Buzi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"