Klubi i Kategorisë së Dytë fillon spastrimet, largohen katër lojtarë brenda ditës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 19:42

Klubi i Kategorisë së Dytë fillon spastrimet, largohen katër lojtarë brenda ditës

Klubi i Këlcyrës njofton se katër futbollistët e saj, Eldar Batha, Shefqet Boni, Andi Hina dhe Rudi Mahmutaj nuk do të jenë pjesë e skuadrës.

Memaliaj-Kelcyra5

Këtë lajm e ka dhënë vetë klubi i Këlcyrës me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

KOMUNIKATA E KLUBIT TË KËLCYRËS –

“Prej ditës së djeshme Eldar Batha, Shefqet Boni, Andi Hina, Rudi Mahmutaj nuk do të jenë më pjesë e ekipit te Këlcyrës. Keshtu ata kanë mbyllur një cikël të suksesshëm me ekipin kelcyriot duke dhënë kontributin e tyre në fushë për disa sezone, diçka e cila ka për t’u mbajtur mend gjatë nga tifozeria e këtij qyteti.  Mësohet se merkatoja për afrimin e lojtarëve të rinj do të zhvillohet në zonën e Sukthit dhe të Dropullit, por pasi në keto zona të jenë larguar përmbytjet e ditëve të fundit.”

kelcyra post

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"