Klubi grek, ofertë zyrtare bomberit të Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 12:30

Klubi grek, ofertë zyrtare bomberit të Kombëtares shqiptare

Armando Sadiku mund të transferohet në kampionatin grek. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka pasur një ofertë konkrete ditët e fundit nga klubi Aris i Selanikut , aty ku brenda kësaj jave pritet të firmosë edhe mesfushori tjetër kuqezi Migjen Basha.

sadiku

Sipas mediave greke, Sadiku është kërkuar në formë huazimi nga Levante, madje me këtë operacion po merret i njëjti person që arriti të bindte Panathinaikos pak kohë më parë, por që në fund Sadiku nuk firmosi prej paragjykimit të një fotoje ku ai bënte shqiponjën. Aris është rikthyer këtë sezon në Superligën greke dhe drejtohet nga një trajner spanjoll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"