Klop: Liverpuli si Doktor Xhekill dhe Mister Hajdi, nuk shohim Sitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 11:33

Klop: Liverpuli si Doktor Xhekill dhe Mister Hajdi, nuk shohim Sitin

Janari është një nga muajt më të vështirë për Liverpulin, prandaj Jyrgen Klop u gëzohet 3 pikëve shumë të rëndësishme në “Selhurst Park”.

KLOP 1

“Këto tri pikë kanë një peshë të madhe edhe sepse kjo periudhë për ne është historikisht shumë e vështirë. Arritëm të fitonim pa tre lojtarë në Kupën e Afrikës dhe pak lojtarë në dispozicion, por kjo skuadër i ka treguar cilësitë e saj.

Për 35 minuta luajtëm futboll të shkëlqyer. Pastaj ekipi humbi përqendrimin. Pati momente kur luajtëm një futboll Doktor Xhekill dhe Mister Hajdi. Nuk ka një shpjegim për këtë”.

Në këtë pikë është legjitime për të menduar se kampionati po rihapet, por gjermani shuan entuziazmin: “Jam shumë i kënaqur se si skuadra është përgjigjur këtë periudhë.

E dinim shumë mirë se janari do të ishte një muaj i komplikuar për ne, por jam më shumë se i kënaqur sepse i kemi menaxhuar mirë këto javë.

Nuk besoj se mund të flitet për kampionat të hapur edhe për faktin se mbetet ende shumë kohë. Nuk mendoj se është e nevojshme për të folur. Objektivi ynë është të fitojmë sa më shumë ndeshje pa bërë llogari”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"