Klop ka mendim tjetër për Salah: Nuk është çështja vetëm te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 22:38

Klop ka mendim tjetër për Salah: Nuk është çështja vetëm te…

Paraqitjet e Salah nuk kanë qenë në nivelet që pritej. Sulmuesi ka shënuar vetëm 1 herë në 6 takime. Ritmi i golave të sezonit të kaluar është shumë larg, sepse me të në fushë e nisje ndeshjen me 1 gol, të paktën teorikisht.

klop-3

Shumë analistë apo edhe tifoza kanë nxituar ta quajnë egjiptianin “futbollist për 1 sezon”, megjithatë gjermani Klop nuk është i këtij mendimi. “ Salah ka shumë ndeshje përpara. Sezoni sapo ka nisur. Besoj të gjithë e dini sa i rëndësishëm është ai për ne, nuk është çështja vetëm te goli. Mendoj se ka qenë i shkëlyer deri tani”, u shpreh Klop.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"