“Kjo është një çmenduri”, shpërthen Leo Mesi: Më konsideroni gjithmonë problem te Barcelona…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 8:45

“Kjo është një çmenduri”, shpërthen Leo Mesi: Më konsideroni gjithmonë problem te Barcelona…

Lionel Mesi i surpri zoi të gjithë me deklaratat në aeroportin e Barcelonës “El Prat” pasi zhvilloi 2 ndeshjet në fazën eliminatore të Amerikës së Jugut me Argjentinën. Pyetjet e shumta në lidhje me gjithçka ka ndodhur te Barcelona gjatë kësaj kohe dhe akuzat që i janë bërë nga agjentët dhe të afërmit e Antuan Grizmanit.

FC-Barcalona-Lionel-Messi

“Jam shumë i lodhur që më konsideroni mua gjithmonë problem te Barcelona”, ka thënë kapiteni i katalanasve i rrethuar nga gazetarët e shumtë. Ish-agjenti i Grizmanit, Erik Olhats, ka thënë se te Barcelona është një regjim terrorist i vendosur nga Leo Mesi dhe ai komandon gjithçka në skuadër. I bezdisur nga prania e madhe e gazetarëve në aeroportin e Barcelonës, Leo Mesi shpërtheu kundër tyre. Atë po e priste bashkëshortja Antonel Rokuzo. “Çfarë bëni? Pas 15 orësh udhëtimi, tani më duhet që të jap shpjegime edhe përpara prokurorëve. Kjo është një çmenduri”, ka thënë Lionel Mesi kur po futej në makinë.

ME ARGJENTINËN – Kapiteni i Argjentinës dhe i
Barcelonës foli gjithashtu edhe pas fitores së skuadrës së tij kundër Perusë. Ai thotë se është në kombëtare për të ndihmuar të rinjtë që të fitojnë sa më shumë eksperiencë. Dikush i përmend moshën, por Leo pas fitores tregohet më i qetë. “Unë jam gjithmonë në dispozicion të skuadrës dhe dua të ndihmoj Argjentinën për të arritur objektivat. Ndaj Perusë bëmë një ndeshje fantastike dhe merituam gjithçka.LAUTARO MESI

E dominuam kundërshtarin nga fillimi dhe krijuam shumë raste për të shënuar. Jam i lumtur dhe duhet të vazhdojmë kështu. Po punojmë mirë. Unë s’jam më 25 vjeç? Nuk ka lidhje mosha. Jam në skuadër për të ndihmuar futbollistët e rinj dhe për të dhënë kontributin tim që të triumfojmë. Të gjithë duhet të jemi të gatshëm për të ndihmuar ekipin. Ka shumë futbollistë të rinj të talentuar, të cilët e kanë treguar se mund të jenë të vlefshëm për kombëtaren e Argjentinës. Ne jemi një grup i fortë dhe ka shumë cilësi. E dimë që ndeshjet janë të gjitha të vështira”, ka thënë argjen- tinasi nga grumbullimi i kombëtares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"