KF ELBASANI/ “Skaneri” i trajnerit: Lamë shumë pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2021 | 16:18

KF ELBASANI/ “Skaneri” i trajnerit: Lamë shumë pikë

Elbasani ka qenë larg pritshmërive në këtë fazë të parë të kampionatit. Edhe pse pretendimet ishin të mëdha, rrugës çeduan. Megjithatë, verdheblutë nuk dorëzohen.

anxhelo suta

Për trajnerin Anxhelo Suta, asgjë nuk ka mbaruar dhe se me përforcimet që presin në merkaton e janarit do të rikthehen kompetitivë dhe do të rikuperojnë pikët e lëna rrugës.

“Nuk kemi qenë brenda pritshmërive këtë fazë të parë. Kemi lënë shumë pikë në disa ndeshje që meritonim sigurisht më shumë. Megjithatë, ekipet janë aty–aty dhe ka ende kohë për të rikuperuar, ndaj ne do të luajmë për gjithçka në pjesën e mbetur të kampionatit.

Sa i përket merkatos, fokusi ynë është te lojtarët e qarkut, si edhe të huaj, ku kemi nisur bisedimet me lojtarë të ndryshëm në të gjitha repartet.

Tani të shohim, por unë asnjëherë nuk e kam humbur besimin për arritjen e qëllimit, pasi do të ndeshemi me rivalët tanë dhe do na duhet t’i mundim”, u shpreh në prononcimin e tij për gazetën tekniku i Elbasanit.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"