“Këtë skuadër nuk e krahasoj me atë të Egbosë”, Nevil Dede: Kam nevojë për kohë, më duhen të paktën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:47

“Këtë skuadër nuk e krahasoj me atë të Egbosë”, Nevil Dede: Kam nevojë për kohë, më duhen të paktën…

Nevil Dede dështoi sërish të marrë fitoren me Tiranën, teksa ditën e sotme nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Bylisit. Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, trajneri bardhelu u shpreh se skuadrës së tij i duhet ende kohë, për të mësuar ato që kërkon të transmetojë trajneri.


Dede

“Ndeshja ishte me dy tablo. Në pjesën e parë kishim raste për shënim, ndërsa në të dytën lojtarët ranë çik në presion. U munduam të krijonim më shumë dhe ndryshuam vendosje në fushë. Fundi i lojës ishte i patolerushëm për mua pasi rrezikuam që të pësonim golin duke mos treguar siguri. Komplimenta për lojtarët e rinj si Stafa apo Musai që luajtën sot në fushë.

Nuk është e arsyeshme të them problemet që janë. E rëndësishme është të na kthehen lojtarët. Doja të theksoja një fakt, doja të uroj publikisht Ilion Likën, pasi kishte prindërit sëmurë me Koronavirus në Turqi dhe pavarësisht kësaj ka qenë gati për skuadrën.

Unë e mendoj projektin, të rikuperojmë sa më shpejt lojtarët, Toshevskin, Torasën, Kale etj. Mund të jemi më solidë dhe mund të imponohemi me futbollin tonë. Duhet të këmbëngulim, por duhet të ndryshojmë disa gjëra të tjera.

Tirana ishte një skuadër me shumë eksperiencë, ishin lojtarë me karrierë të madhe dhe mund ta zgjidhnin ndeshjen. Pres nga skuadra ime që të kemi kaq raste, më shumë më shqetëson fakti që kemi probleme në mbrojtje me ekuilibrin dhe në disa raste tregohemi shumë keq.

Nuk vajti mirë dyshja Stafa dhe Sefa, Batha u shfaq disa herë përpara dhe mund të kishim shënuar. Në pjesën e dytë u detyrova të ktheja Bathën në dyshen e mesfushës. Sot bëri shumë mirë dhe mund të kishte shënuar gol. Vendosja ishte miks, Muçi ishte si sulmues i dytë. Kemi pak alternativa dhje për këtë dua të jem i sinqertë.

Në momentin që do të kthehen të gjithë lojtarët, do jenë të qarta edhe qëllimet tona. Duhet kohë, për gjithçka. Koha është e paktë, ndeshjet shumë të ngjeshura, numri i lojtarëve të pakët, sidomos ata me eksperiencë. Minmalisht do më duhet një muaj këtu, maksimalisht 3 muaj. Fitorja është obligimi i Tiranës. Nuk është korrekte që të bëjmë krahasime me skuadrën e vitit të kaluar. Këtë skuadër nuk e krahasoj dot me atë të Egbosë. Të gjithë duan kohën e vetë dhe të përshtaten.”, u shpreh Dede.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"