Këshilli Bashkiak detajon buxhetin. Lushnja ndan 400 milionëshin, sulmuesi Olola i gëzuar me golin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 16:19

Këshilli Bashkiak detajon buxhetin. Lushnja ndan 400 milionëshin, sulmuesi Olola i gëzuar me golin e parë

Lushnja është një ndër klubet e Kategorisë së Parë, që është në varësi të plotë të bashkisë, në marrëdhënie donacioni. Vetëm njësia vendore, pa përfshirë sekondaret, subvencionon klubin me 40 milionë lekë(të rinj). Edhe për 2024-ën shifra është e njëjtë me vitet e kaluara.

Sulmuesi i Lushnjës, Romeo Olola

Në mbledhjen e radhës Këshilli Bashkiak miratoi ndarjen e shpenzimeve sipas muajve të planit vjetor 2024. Gazeta “Panorama Sport”, ju sjell edhe tabelën e miratuar nga këshilltarët e Bashkisë Lushnjë.

Kampionati- Lushnjarët humbën sërish në Peshkopi. Pas duelit të dyfishtë, lushnjarët kanë humbur terren në tabelë. Kanë mbetur në vendin e shtatë duke e thelluar diferencën në –6 pikë nga Korabi i vendit të gjashtë. Nga ana tjetër, është afruar Burreli që është një pozicion më poshtë dhe me vetëm një pikë më pak se Lushnja. Skuadra e Maganit ishte drejt barazimit falë golit të sulmuesit Romeo Olola, por e mbetur me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Sulovarit, Lushnja u ndëshkua në minutën e pestë të shtesës.

Në një prononcim për gazetën, sulmuesi Olola i ardhur në merkaton e janarit, flet për golin e parë dhe situatën. “Jam i lumtur që shënova golin e parë me Lushnjën, por humbëm 1-2 dhe kjo nuk më gëzoj. Falënderoj trajnerin që më besoi të jem titullar. Është e vështirë për t’u përtypur mënyra se si humbëm. Barazimi ishte rezultati më i drejtë, pasi na mbante më pranë Korabit.

Qëllimi im është të shënoj më shumë gola dhe ekipi të arrijë objektivin, ‘play-off’-in. Më gëzoi goli i parë dhe jam shumë i motivuar për ndeshjet në vazhdim”, deklaroi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë. Pas dy humbjeve radhazi, verdhejeshilët do të luajnë derbin me Apoloninë në vazhdimësi të fazës së tretë të kampionatit.

Buxheti i vitit 2024

Ndarja e shpenzimeve te vitit sipas muajve

Janar- 3,500.000 lekë

Shkurt- 3,400,000 lekë

Mars- 3,400,000 lekë

Prill- 3,400,000 lekë

Maj- 3,400,000 lekë

Qershor- 3,400,000 lekë

Korrik- 3,100,000 lekë

Gusht- 3,100,000 lekë

Shtator- 3,400,000 lekë

Tetor- 3,400,000 lekë

Nëntor- 3,400,000 lekë

Dhjetor- 3,100,000 lekë

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"