“Kemi oferta për të gjithë sulmuesit”, Tetova zbulon Egnatian: Nuk na tremb asgjë, ju tregoj pse nuk erdhi Batha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2023 | 20:32

“Kemi oferta për të gjithë sulmuesit”, Tetova zbulon Egnatian: Nuk na tremb asgjë, ju tregoj pse nuk erdhi Batha

Egnatia ndodhet në Turqi në fazë përgatitore dhe po bëhet gati për debutimin në Ligën e Konferencës. Në një intervistë në News24, për emisionin “Sport News”, Tetova ka zbuluar objektivat që skuadra rrogozhinase ka si edhe ka folur për merkaton dhe sezonin e ri.

tetova

“Magjia e sezonit të fundit? Nuk është zbehur plotësisht por momentalisht është faqe e kthyer sepse jemi fokusuar në kompeticion të rëndësishëm pas një maratone të gjatë që fituam Kupën dhe morëm pjesë në Konferencë.

Presioni? Nuk mendoj se shtohet. Ka vështirësi për të mbajtur ekipin sepse ka shumë oferta për lojtarët dhe është normale që të ketë. Siç ka ndodhur me Abegkpornun që u shit te Slaven Balupo në Kroaci por rruga është e hapur për të gjithë lojtarët dhe mua më bëhet qejfi.

Faza përgatitore? Në momentin që flasim jemi në pikun e fazën maksimale të ngarkesës. Nuk jemi gati momentalisht sepse kemi edhe 20 ditë por kur të kthehemi në Shqipëri do të përgatitemi.

Ararat? Të jemi i drejtpërdrejtë nuk e njohim shumë sidomos me 9 largimet e fundit dhe ka afruar vetëm 1 portier. Është një ekip që ka buxhet dhe blen lojtar. Nuk bën afrime pa plan dhe po ndjek trajnerin dhe skemat që ka përdorur ku ka qenë si trajner. Do të shohim në ditët në vijim të rejat dhe do të kemi diçka konkrete.

Objektiv në Europë? Patjetër sepse kemi kërkuar nga fillimi Europën dhe minimalisht duhet të kalojmë një tur. Nuk ka premtim sepse jemi në detyrë., shanset janë 50-50 sepse Ararat ka qenë vitet e fundit rregullisht por kjo nuk na pengon.

Ruajta e grupit dhe merkatoja? Kemi lojtarë nën kontratë dhe kishim 2 largime por erdhën Aleksi dhe Janku. Momentalisht jemi të plotësuar por pas Europës mund të ketë të pakënaqur por edhe 2-3 prurje por për momentin jam i kënaqur.

Xhekson dhe Batha? Për Xhekson ka pasur oferta siç ka pasur për të gjithë sulmin me oferta konkrete. Xhekson është pak më afër largimit por në ditët në vazhdim do të shihet se çfarë ndodh. Kurse për Bathën ka qenë një dëshirë e jonë në fillim por me ardhjen e Aleksit është zbehur sepse Batha luan si “6” dhe vendi u rezaurua.

Titulli? Është shumë shpejt të flasim për titullin sepse duhet parë organika dhe lëvizjet dhe do të shohim këto dy ndeshje e më pas për objektivat e sezonit të ardhshëm.

Gara dhe presioni? Nuk më vendos në presion fare por skuadrës i duhet më shumë durim, punë dhe përqendrim. Kaq mjafton për të shkuar drejt gjithçkaje.

Kundërshtarët? Nuk jam shumë i fokusuar edhe pse i kam ndjekur afrimet. Në fund secili bën llogaritë e veta. Ne jemi të konsoliduar dhe çdo gjë duhet kaluar në nivel tjetër sezonin e ardhshëm dhe kjo arrihet vetëm me punë e asgjë tjetër”, tha Tetova.

PANORAMASPORT.AL