“Kemi disa gjëra pezull me Teutën”, Brdariç karikon skuadrën para supersfidës: Të gjithë mezi po e presim këtë ndeshje!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 12:01


“Kemi disa gjëra pezull me Teutën”, Brdariç karikon skuadrën para supersfidës: Të gjithë mezi po e presim këtë ndeshje!

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, doli ditën e sotme, në konferencën për shtyp përballë gazetarëve shkodranë, teksa foli për duelin ndaj Teutës, që kuqeblutë do të zhvillojnë ditën e shtunë në orën 19:45.

Brdaric2

Në prononcimin e tij, tekniku gjermano-kroat, vlerësoi maksimalisht këtë përballje, teksa u shpreh se kanë disa gjëra pezull me durrsakët. Sipas Brdariç të gjithë mezi po e presin këtë ndeshje.

DUELI NDAJ TEUTËS- Të gjithë mezi po e presim këtë ndeshje dhe jemi gati! Të gjithë janë të inkurajuar për të dhënë kontributin e tyre dhe për t’u përmirësuar. Kjo është një thirrje edhe për tifozat tanë, duam që të jemi gati në çdo lloj mënyre të mundshme.

ATMOSFERA NË SKUADËR- Është punë e madhe që bëhet çdo ditë. Ne duam të vazhdojmë të punojmë me përqendrim maksimal në mënyrë që të jemi sa më të suksesshëm. Në fund të ditës kjo është ajo që kemi synim. Nesër është një ndeshje e madhe, do të luajmë me Teutën, kemi disa gjëra pezull me ata. Nuk duhet të flasim shumë, të gjithë janë mëse të përqendruar për ndeshjen.

HAKMARRJE PAS HUMBJES SË FUNDIT ME DURRSAKËT- Kemi vet besim dhe jemi në rrugën e duhur, sepse. Kemi një dëshirë mjaft të madhe për të marrë 3 pikët. Duhet të punojmë fortë, në mënyrë që të arrijmë sa më mirë te zona e finalizimit dhe për të qenë sa më konkret dhe cinikë në rastet tona. Gjithashtu lojtarët duhet të punojnë fortë, të bëjnë maksimumin, ndonjëherë të shkojnë edhe përtej limiteve të tyre për të marrë maksimumin. Përvoja të kaluara si ajo e ndeshjes së fundit me Teutën në Superkupë, janë përvoja që dhembin, por ne do të përpiqemi të mësojmë sa më shumë nga to.

GOLAT ME SHUMICË- Kemi biseduar me lojtarët për ndeshjen e kaluar dhe jemi mjaft të kënaqur që shënuam 5 ndeshje. Megjithatë kemi folur edhe se si i pësuam 3, mendoj se kemi qenë mjaft të përkushtuar gjatë stërvitjes së kësaj jave dhe jemi stërvitur mirë. Synojmë që të arrijmë një rezultat pozitiv. Fitorja ndonjëherë arrihet edhe me 1 gol, nuk i dihet kurrë, sepse varet edhe si shkon ndeshja. Shënuam 5 gola, ishte ndeshje e mirë, tani radhën e ka sfida tjetër.

RIPARIMET NË MBROJTE- Duhet të përmirësohemi akoma më shumë në mbroje. Nuk duhet duhet të punojnë vetëm mbrojtësit për këtë, por të gjithë pjesa tjetër e ekipit, sepse në fund të fundit edhe mbrojta është e rëndësishme. Ne si Vllazni, jemi një ekip ofensiv. Ne nuk duam të ndryshojmë parimet dhe bazat tona në lidhje me këtë gjë. Mendoj se dhe tifozët identifikohen më këtë lloj loje që ne bëjmë, dhe e shikojnë veten e tyre te kjo lojë që ne bëjmë.

ÇMIMET E BILETAVE- Për shkak të periudhës së vështirë që klubi kaloi prej COVID-it, duhet të kuptojmë se klubi siç ka të ardhura, duhet të kuptojmë që ka edhe shpenzime. Kjo krizë e justifikon disi rritjen e çmimeve të biletave, për të rikuperuar disi, por unë mendoj se e mira është që të gjendet një balancë për çmimin. Nuk është detyra ime që të flas për aspketin financiar. Detyra ime është që të përgatis ekipin në fushë dhe të dalim sa më mirë në ndeshje. Duhet që të gjithë të jemi të kënaqur për çmimet e biletave. Ne duhet t’i bëjmë të lumtur tifozët me fitoret tona dhe më pas të ketë pak heshtje. Të gjithë e kanë qejf picën, është pak e shtrenjtë, të shëndosh, por gjithsesi është e shijshme.

DEKLARATA E PRESIDENTIT TË TEUTËS PËR SHKODRANËT QË AKTIVIZOHEN TE DURRSAKËT- Nuk kam fare interes të jap një përgjigje për këtë. Jam i fokusuar te përgatitjet e ndeshjes së nesërme, për të dhënë më të mirën tonë në fushën e lojës.

FORMACIONI- Për mua është e rëndësishme që bërthama e grupit të jetë e shëndetshme. Çdo kush duhet të jetë i duruar, do t’i vinë mundësitë e tij. Do luajmë 3 ndeshje brenda javës, do vijë koha që secili lojtar do të ketë minutat e veta për të dhënë maksimumin dhe për të treguar veten në fushë. Duhet të punojmë për më të mirën e grupit, në fund të ditës, kjo është më e rëndësishme.

PANORAMSPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/