Katër miqësore në plan, Devolli: Shpejt do të dorëzojmë fundin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 14:18

Katër miqësore në plan, Devolli: Shpejt do të dorëzojmë fundin

Turbinën e gjeti ndalesa e garës në kushte aspak komode. Edhe pse ka bërë ndeshje të mira, nuk iu larguan dot fundit në tabelë.

DEVOLLI

E megjithatë, Bledar Devolli beson te ringritja. Ai paralajmëron se shumë shpejt skuadra do ta dorëzojë vendin e 14-të. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri i të verdhëve është shprehur:

“Kemi mbyllur javën e dhjetë të kampionatit dhe jemi të pozicionuar në fund të klasifikimit me tetë pikë. Nuk është ky vendi që meritojmë, pasi me pak kujdes duhet të ishim më lart në klasifikim. Kampionati është ndalur momentalisht dhe ne do të shfrytëzojmë rastin për të marrë një ngarkesë plus fizike. Kemi planifikuar në këto javë që do të vijojmë stërvitjen dhe katër miqësore, të cilat do të na shërbejnë shumë. Ekipi ka nevojë për këto teste, për të pasur sa më shumë harmoni dhe të korrigjojmë ndonjë gabim që kemi bërë. Skuadra ka rritje dhe për këtë më vjen mirë. Kemi besim se do t’ia dalim të gjithë bashkë. Si fillim do të synojmë t’i largohemi zonës së ftohtë dhe më pas qëndrojmë në Kategorinë e Parë. Ky grup lojtarësh është shumë i mirë dhe do të punojmë shumë, duke mos zhgënjyer as presidentin dhe as bashkinë”, përfundoi ai.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"