Katër gola Kazakistanit, Mbape thyen një rekord 35-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 8:52

Katër gola Kazakistanit, Mbape thyen një rekord 35-vjeçar

Të shtunën, Franca bëri formalitetin ndaj Kazakistanit në shtëpi, duke fituar me rezultatin e thellë 8-0.

World Cup - UEFA Qualifiers - Group D - France v Kazakhstan

Pa dyshim që modestia e rivalit ua bëri shumë herë më të lehtë “Gjelave” takimin, të cilët pasi shënuan tri herë në pjesën e parë me Kilië Mbapenë (minutat 6, 12 dhe 32), në pjesën e dytë u ngjit në katedër Benzema me dy gola të shpejtë (minutat 55 dhe 59), përpara se Rabio të dërgonte shifrat në 6-0, ndërsa më pas Grizman dhe sërish Mbape (poker për yllin e PSGsë) blinduan shifrat finale ne 8- 0.

Ky sukses qetësoi të gjithë në Paris dhe pa dyshim që kampionët e botës në fuqi dhanë një mesazh të fortë se do të kërkojnë të ruajnë fronin edhe në Katar, pasi me një dyshe si Mbape-Benzema, që ndaj Kazakistanit vendosën rekorde personale, asgjë nuk është e pamundur.

MBAPE

MBAPE – Duke lënë mënjanë “pokerin” e golave, për Kiliënë tripleta e pjesës së parë ishte diçka që në kombëtaren franceze nuk ndodhte prej 35 vitesh. Nëse 23-vjeçari u ngjit në kuotën e 22 golave në përfaqësuese, një tripletë për “Gjelat” mungonte që nga viti i largët 1985 me autor Dominik Roshet.

“Për mua ka qenë një vit i vështirë, duke parë penalltinë e humbur në Europian, e cila na eliminoi nga kompeticioni, por në të njëjtën kohë edhe të gjitha gjërat e ndodhura në merkaton e verës.

Gjithsesi, ai moment tashmë është lënë mënjanë dhe nuk dua të mendoj më për asgjë tjetër, përveçse të bëj sa më mirë në fushë, për Parisin dhe Francën”, deklaroi Mbape.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"