Kategoria Superiore në dy ditë/ E gjithë vëmendja te dueli i “titullit”, zbulohet axhenda e javës së 18-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 14:36

Kategoria Superiore në dy ditë/ E gjithë vëmendja te dueli i “titullit”, zbulohet axhenda e javës së 18-të

Kategoria Superiore rikthehet të luhet pas ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, teksa do të zhvillohet në dy ditë, të dielën e 30 janarit dhe të hënën e 31 janarit.

abissnet superiore

Siparin e javës së 18-të do ta ngrejë sfida Kastrioti-Vllaznia, e cila do të zhvillohet të dielën, në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës.

Në të njëjtën ditë do të zhvillohet dueli i “titullit”, Tirana-Kukësi, ku do të marrë të gjithë vëmendjen e kësaj jave.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “AIR Albania” në orën 16:45.

E hëna rezervon tre duele, ku gjithçka nis me Laçi-Partizani, e cila do të luhet në stadiumin e qytetit të Laçit në orën 13:45.

Në të njëjtin orar do të zhvillohet dueli Egnatia-Dinamo, në stadiumin “Arena Egnatia”.

Ndeshja që ul siparin e javës së 18-të do të jetë në Korçë ku Skënderbeu dhe Teuta do të ndeshen sërish pas atij takimi në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

NDESHJET E KATEGORISË SUPERIORE –

RE 1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"