Kategoria e Parë/ Vllaznia pëson humbjen e parë në kampionat, Tomori zhyt në krizë Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 16:46

Kategoria e Parë/ Vllaznia pëson humbjen e parë në kampionat, Tomori zhyt në krizë Elbasanin

Vllaznia e Hasan Likës ka pësuar humbjen e parë në kampionat, teksa u mposht nga Iliria e Fushë-Krujës me rezultatin 1-0 në takimin e vlefshëm për javën e 9-të të Kategorisë së Parë, Grupi B.

Iliria

Goli i Zunës në minutë e 58-të ishte ai që vendosi sfidën. Pavarësisht përpjekjeve, skuadra kuqeblu nuk arriti të gjente golin e rrjetës duke e humbur kështu këtë takim.

Ndërkohë në sfidën tjetër të Grupit B mes Elbasanit dhe Tomorit, kanë qenë vendasit ata që kanë triumfuar me rezultatin 0-2.  Ky takim u zhvillua në qytetin e Cërrikut, pasi Elbasani nuk lejohet të luajë në “Elbasan Arena”.

Sharavolli në minutën e 59-t dhe Mujkiç në  minutën e 90-t i dhanë fitoren beratasve, që tashmë shkojnë në kuotën e 13 pikëve në këtë grup.

Ndërkohë Elbasani i Kotorrit vijon të mbetet në vend të fundit në renditje, duke u shndërruar në skuadrën që rrezikon të rikthehet andej nga erdhi sezonin e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"