Pas Elbasanit, edhe Apolonia në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2014 | 16:00

Pas Elbasanit, edhe Apolonia në Superiore

Apolonia ekipKategoria e Parë luajti ndeshjet e javës së 28-të. Kryesfida ishte padiskutim ajo që startoi në orën 18:00, pas të tjerave, në “Loni Papuciu” të Fierit, mes Apolonisë dhe Elbasanit. Barazimi 1-1 ka përligjur luftën e ethshme sportive, por jo aq dominimin dhe këmbënguljen e gjatë të fierakëve. Fillimisht ka shënuar për miqtë kapiteni Merxha, ndërsa ka barazuar shifrat Erkocevic, nga pika e bardhë e penalltisë. Skuadra ndajnë kësisoji nga një pikë mes tyre, cka do të thotë se ruhet diferenca prej katër pikësh avancë, në favor të skuadrës së Files, e cila është fare pranë fitimit të titullit kampion. Kujtojmë se të dyja skuadrat në fjalë janë ngjitur në Superiore, tashmë. Elbasani e kishte zyrtarizuar këtë gjë fundjavën e shkuar, ndërsa Apolonia e bëri realitet këtë gjë të mërkurën. Pas përplasjes direkte të dy kruesuesve, verdheblutë do të luajnë edhe dy ndeshje, ndaj Kamzës në shtëpi dhe ndaj Dinamos në kryeqytet, ndërsa fierakët udhëtojnë drejt Pukës, para se ta përmbyllin sezonin në shtëpi me Luftëtarin.
Luftë e ashpër po zhvillohet edhe në zonën e mbijetesës. Që nga Mamurrasi i vendit të 12-të, që mundi Luftëtarin këtë javë, duke u ngjitur në kuotën e 32 pikëve, e deri tek vendi i parafundit, Himara me 30 pikë, janë në valle për t’u larguar nga Kategoria e Parë. Albpetroli detyrohet të rikthehet andej nga erdhi, në kategorinë e dytë, sepse u mund në shtëpi nga velipojakët dhe mbeti me 24 pikë. Kujtojmë se dy të fundit, në fund të garës, zbresin në Kategorinë e Dytë. Pra, ka mbetur të përcaktohet edhe “shoqëruesja” e patosarakëve në këtë fat të keq. Edhe ky “stacion” i garës zhvillohej me qasje mbijetese për shumë skuadra. Himara mori tri pikë shpresë ndaj Shkumbinit, Mamurrasi ndaj Luftëtarit dhe Veleciku ndaj Burrelit, ndërsa Kamza si udhëtuese e shfrytëzoi faktin se blutë nuk kanë më objektiva, për të marrë tri pikët e radhës në javën e 28-të, në Yrshek. Butrinti-Tomori dhe Pogradeci-Tërbuni ishin ballafaqime sa për statistikë, pasi palët e kanë siguruar qëndrimin në kategori dhe nuk rrezikojnë të zbresin më poshtë. Sarandjotët kanë luajtur nën “siglën” e Rraboshtës, që ka bërë p-oker dhe kryeson listën e golshanuesve të kësaj kategorie, ndërsa pukjanët janë mposhtur buzë liqenit, duke pësuar humbjen e dytë radhazi.

JAVA E 28-të
HIMARA-SHKUMBINI  3-2
Golat: Metaj 4′, Dhrami 32′, Kastrati 72’/ Rovira 52′,’
Gjyqtarë: K.Cjapi, O.Grabova, I.Llupi

MAMURRASI-LUFTËTARI   2-1
Golat: Metaj 19′, Selenica 62′ (pen) / M.Kazma 15′
Gjyqtarë: E.Durmishi, D.Agaraj, E.Shehu

ALBPETROL-ADA   0-2
Golat:Kaçi 60′, Puka 71′
Gjyqtarë: E.Demiraj, A.Mema, V.Tola

VELEÇIKU-BURRELI   3-1
Golat: Kurtaj 3′, Nikshiqi 11′, Mustafa 56’/ Ajazi 6′
Gjyqtarë: K.Kola, E.Velo, E.Potomi

DINAMO-KAMZA  1-2
Golat: Djarmati 39’/ Blloku 2′, 58′
Gjyqtarë: B.Breshani, G.Qirici, B.Berijolli

POGRADECI-TËRBUNI  2-1
Golat: Topllari 4′, Pengu 23’/ Mziu 82′
Gjyqtarë: K.Shahini, F.Elezi, M.Sadikaj

BUTRINTI-TOMORI   4-0
Golat: Raboshta 6′, 25′ (pen), 35′, 57′
Gjyqtarë: R.Shoshaj, G.Bimi, R.Zhuli

APOLONIA-ELBASANI  1-1
Golat: Erkocevic 85′ (pen) / Merxha 75′
Gjyqtarë: A.Koci, F.Lamaj, H.Lisaku

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"