KATEGORIA E PARË/ Mësohet verdikti i parë i sezonit, zbuloni rezultatet e dueleve të javës së 29-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 23:23

KATEGORIA E PARË/ Mësohet verdikti i parë i sezonit, zbuloni rezultatet e dueleve të javës së 29-të

Javë emocionuese e Kategorisë së Parë. Ditën e shtunë u luajtën 3 takime ku pamë një ndeshje të çmendur midis Bylisit dhe Korabit, e fituar nga ballshiotët me rezultatin final 3-2. Në takimin tjetër u përballën ekipet e Luzit 2008 dhe Lushnjes, ndeshje e fituar 4-0 nga vendasit. Rezultat surprizë ishte ai midis Tomorit dhe Burrelit ku një gol gjatë fundit të takimit nga Hysolli i jep fitoren beratasve të vendit të fundit.

kategoria-e-pare-1

Me këto rezultate tashmë Bylisi kalon në vendin e parë me 67 pikë, një më shumë se Elbasani që nuk e ka zhvilluar akoma ndeshjen e tij, por gjithsesi kualifikohet matematikisht për Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Ndërsa Luzi bashkë me Tomorin vazhdojnë të jenë në vendet e fundit të renditjes.

NDESHJET E SOTME | REZULTATET LIVE

BYLIS-KORABI 3-2

Kibe 19′ , Aboubakar 39′, Peralta 73’/ Kryemadhi 27′, Kasalla 41′

LUZI-LUSHNJA 4-0

Treni 20′, Veriu 63′, Itodo 83′, 85′

TOMORI-BURRELI 1-0

Hysolli 87′

ELBASANI-APOLONIA 19:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"