Kategoria e Parë, Grupi A/ Ndalen Kastrioti dhe Besëlidhja, tjetër disfatë për Dinamon. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 15:59

Kategoria e Parë, Grupi A/ Ndalen Kastrioti dhe Besëlidhja, tjetër disfatë për Dinamon. Ja rezultatet

U zhvilluan ditën e sotme të pesta ndeshjet në grupin A të Kategorisë së Parë.

Shkumbini

Në orën 13:00, u zhvillua takimi mes Shkumbinit dhe Kastriotit, që u mbyll në barazim 2-2. Fundi i pjesës së parë ishte elektrizues, ku në minutat 38 dhe 40, krutanët shënuan dy herë, respektivisht me Markun dhe Bardhin. Gjithsesi, pak para se të mbyllej fraksioni i parë, Sadiku ngushtoi shifrat për peqinasit.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, dhe vendasit rritën dozën e sulmeve, dhe vetëm në minutën e 85-të, ishte Ejoh që barazoi shifrat pas një goditje të bukur me kokë. Në fund, nuk pati më gola, dhe ekipet ndanë nga një pikë.

Besëlidhja u ndal po ashtu në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Tërbunit. Hajdari kaloi lezhjanët në avantazh në minutën e 14-të, por vetëm dy minuta më pas, ishte Dushku që barazoi shifrat për pukianët dhe deri në fund rezultati mbeti i njëjtë. Veleçiku triumfoi në shtëpi përballë Egnatias, ndërkohë pa gola u mbyll takimi mes Burrelit dhe Korabit. Sërish humbje për Dinamon, që u mund brenda me shifrat 0-2 nga Erzeni. Më poshtë, rezultatet e plota.

 

 

REZULTATET:

14:00 | Dinamo-Erzeni 0-2

Xhixhiua 33′, 55′

14:00| Tërbuni – Besëlidhja 1-1

Dushku 16′ / Hajdari 14′

14:00| Burreli-Korabi 0-0

14:00| Veleçiku-Egnatia 1-0

Rajçeviç 36′ 

KA PËRFUNDUAR: 

13:00 | Shkumbini – Kastrioti 2-2

Sadiku 45′, Ekemini 85′  / Marku 38′, Bardhi 40′ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"