Kategoria e Parë, Grupi A/ Kastrioti fiton me rezultat minimal, Korabi dhe Erzeni ndahen në barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 15:00

Kategoria e Parë, Grupi A/ Kastrioti fiton me rezultat minimal, Korabi dhe Erzeni ndahen në barazim

Kastrioti ka bërë detyrën me Burrelin në shtëpi duke fituar një ndeshje që mund të përfundonte me fitore edhe më të thellë. Kastrioti ka patur raste përgjatë gjithë ndeshjes por goli ka ardhur vetëm në minutën e 37-të dhe më pas rezultati nuk ka ndryshuar deri në fund. Kastrioti udhëheq kështu grupin A duke qenë pretendenti kryesor për tu rikthyer ne Superiore.

kastrioti

Ndersa ndeshja Korabi-Erzeni ne Dibër ka përfunduar në barazim. Ekipi vendas ka udhëhequr përgjatë gjithë ndeshjes por në minutën e 89-të Erzeni fiton nje penallti, te cilën Pasha e kthen në gol. Ndersa ndeshja Tërbuni- Besëlidhja ëshrë ndërprerë për shkak të kushteve të motit.

 

Tërbuni-Besëlidhja  (është ndërprerë)

Korabi-Erzeni 1-1 (Hyseni 53’/ Pasha 89′)

Kastrioti-Burreli 1-0 (Marku 37′)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"