Kategoria e Parë/ Bylis nuk njeh rivalë, Erzeni triumfon në Berat. Ja rezultatet e 8 sfidave (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2021 | 15:59

Kategoria e Parë/ Bylis nuk njeh rivalë, Erzeni triumfon në Berat. Ja rezultatet e 8 sfidave (VIDEO)

Janë mbyllur 8 takimet e Kategorisë së Parë të luajtura mesditën e sotme për javën e 9-të të kampionatit.

topi-kategoria-e-pare

Erzeni ka triumfuar 0-1 në Berat përballë Tomorit në një sfidë mjaft delikate. Për shijakasit vendosi goli i Becit që i jep një spunto shumë të madhe skuadrës së tij me këtë 3 pikësh. Bylis vazhdon serinë e fitoreve, me ballshiotët që mposhtën minimalisht 1-0 Apoloninë falë golit të Qardakut.

Besa ka mposhtur minimalisht 1-0 Maliqin falë golit të Perjas, teksa kavajasit ngelën dhe me 10 lojtarë në këtë ndeshje. Besëlidhja vazhdon ecurinë pozitive teksa lezhjanët kanë mposhtur 2-0 në shtëpi Shkumbinin.

Në sfidat e tjera, Turbina ka mposhtur 2-0 Vorën, Pogradeci triumfoi 1-0 me Lushnjen, Tërbuni barazoi pa gola me Butrintin, ndërsa Korabi likuidoi 3-1 në shtëpi Burrelin.

REZULTATET

Tomori-Erzeni 0-1

Beci 47′

Butrinti-Tërbuni 0-0

Besa-Maliqi 1-0

Perja 54′ 

Besëlidhja-Shkumbini 2-0

Jeremiç 10’, Danaj 81′ 

Bylis-Apolonia 1-0

Qardaku 36′ 

Turbina-Vora 2-0

Kamel 4’, 29′ 

Pogradeci-Lushnja 1-0

Topllari 10’

Korabi-Burreli 2-1

Marku 18’, 40′, 90′  / Stafa 47′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"