KATEGORIA E DYTË/ Mbyllet faza e parë, ja tabelat e renditjeve në Grupin A dhe B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2023 | 14:25

KATEGORIA E DYTË/ Mbyllet faza e parë, ja tabelat e renditjeve në Grupin A dhe B

Kategoria e Dytë ka mbyllur fazën e saj të parë, teksa tashmë do të rikthehet në fushë në datat 10 dhe 11 shkurt.

kategoria-e-dyte

Në Grupin, kampione dimri u shpall Valbona, e cila e mbylli me 28 pikë, një më shumë se Besëlidhja e vendit të dytë.

Në vendin e fundit vazhdon të jetë Albanët me asnjë pikë të grumbulluar deri tani, teksa Shënkolli është përjashtuar nga Disiplina, duke u rrëzuar automatikisht një kategori më poshtë.

RENDITJA GRUPI A:

a

Gjithçka e hapur mbetet dhe në Grupin B, me Pogradecin që e mbylli fazën e parë me një pikë më shumë se Luftëtari, teksa në ndjekje janë Oriku, Shkumbini dhe Labëria.

Sa i përket fundit, Këlcyra është e vetmja që deri tani nuk ka grumbulluar asnjë pikë, e cila mund të ketë prerë biletën për një kategori më poshtë përpara kohe nëse nuk bëhen ndryshime në fazën e dytë.

RENDITJA GRUPI B:

b

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"