KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Pogradeci e Luftëtari vazhdojnë arratinë, mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2023 | 22:10

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Pogradeci e Luftëtari vazhdojnë arratinë, mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Java e 11-të e Grupit B të Kategorisë së Dytë ka konfirmuar se lufta për ngjitjen në Kategorinë e Parë do të ketë si protagoniste kryesore skuadrat e Pogradecit dhe Luftëtarit.

kategoria-e-dyte

“Liqenorët” kanë triumfuar sot në transfertë përballë Turbinës me shifrat 3-2, duke ruajtur vendin e parë ndaj sulmeve të gjirokastritëve. Edhe këta të fundit kanë fituar me diferencë të ngushtë, vetëm 1-0, përballë Butrintit, duke mbajtur hapin e pogradecarëve, të shkëputur nga të gjithë ndjekësit.

Pogradeci ka 26 pikë, i ndjekur nga Luftëtari me 25, ndërsa në vendin e tretë është Oriku me 19 të tilla pas fitores 2-0 ndaj Këlcyrës.

REZULTATET:

AF LUFTËTARI-BUTRINTI 1-0

TURBINA-POGRADECI 2-3

DEVOLLI-LABËRIA 2-2

SHKUMBINI-MALIQI 1-0

KËLCYRA-ORIKU 0-2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"