Kategoria e Dytë, Grupi A/ Tërbuni vazhdon marshimin, Luzi surprizon Sopotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2018 | 17:18

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Tërbuni vazhdon marshimin, Luzi surprizon Sopotin

U luajtën sot 4 takimet e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A. Tërbuni-Spartaku ishte kryendeshja e kësaj jave në Grupin A, teksa pukjanët arritën të triumfonin me rezultatin 2-1 përballë Spartakut të Tiranës.

44940586_2007435029314671_4447816699504230400_o

Në sfidat e tjera, Luzi surprizoi Sopotin duke e mposhtur me rezultatin 0-2. Në përballjet e tjera, Gramshi dhe Partizani B kanë bërë detyrën në shtëpi. Ndërkohë Vllaznia B – Kevitan nuk u zhvillua pasi ekipi mik nuk u paraqit.

REZULTATET E GRUPIT A:

Tërbuni-Spartaku 2-1

Shënues: Meshaj 11’, 21’ / Merdini 65’

Sopoti-Luzi 0-2

Shënues: Xeka 44’, Rameli 86’

Partizani B – Klosi 2-0

Shënues: Kodra 45’, Xhileri 88’

Gramshi-Ada 3-0

Shënues: Shkoza 66’, Goga 75’, Koçi 85’ (P)

Vllaznia B-Kevitan (Anuluar)

DJE:

Tirana B-Internacional 0-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"