Kategoria e Dytë, Grupi A/ Partizani B i jep goditjen e rëndë pretendetëve të Luzit, Vora vazhdon marshimin. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 23:24

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Partizani B i jep goditjen e rëndë pretendetëve të Luzit, Vora vazhdon marshimin. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën sot 5 ndeshjet e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A, ku nuk munguan surprizat. Partizani B vijon me rezultatet pozitive. “Demat e Kuq”, i dhanë një goditje të rëndë pretendentëve të Luzit, duke i mposhtur me rezultatin 4-2.

Partizani b

Ndërkohë që kryesuesit e Vorës kanë bërë detyrën në shtëpi, duke triumfuar 4-0 dhe duke u shkëputur në 4 pikë nga Luzi i vendit të dytë.

Në sfidat e tjera, Tirana B dhe Sopoti triumfuan në shtëpi. E vetmja sfidë e mbyllur në barazim është ajo mes Adës dhe Vllaznisë B.

REZULTATET: 

Ndeshjet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"