KATEGORIA E DYTË/ Dita e skuadrave udhëtuese, Besëlidhja provizorisht merr kreun e Grupit A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2023 | 0:05

KATEGORIA E DYTË/ Dita e skuadrave udhëtuese, Besëlidhja provizorisht merr kreun e Grupit A

Gjatë ditës së sotme janë luajtur katër nga gjashtë ndeshjes e javës së 10-të të Kategorisë së Dytë për Grupin A. Besëlidhja ka fituar në shifrat 2-0 në transfertë dhe provizorisht merr kreun e grupit me 27 pikë, dy më shumë se Valbona, që nesër pret në shtëpi Naftëtarin.

kategoria-e-dyte

Fitore bindëse në transfertë ka marrë edhe Iliria, që ka mundur Albanët në shifrat 3-0 dhe vijon të ndjekë marshin e dy kryesuesve. Tërbuni ka marrë një barazim në shifrat 2-2 në transfertë ndaj Sopotit. Adriatiku  ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Veleçikut.

 REZULTATET

GRUPI A

Adriatiku 1-0 Veleçiku

Gramshi 0-2 Besëlidhja

Albanët 0-3 Iliria

Sopoti 2-2 Tërbuni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"