KATAR 2022/ “Klasikja” Argjentinë-Brazil pa fitues, Bolivia befason Uruguajin. Ja rezultatet dhe renditja (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 14:28

KATAR 2022/ “Klasikja” Argjentinë-Brazil pa fitues, Bolivia befason Uruguajin. Ja rezultatet dhe renditja (VIDEO)

Kanë përfunduar 5 ndeshjet e fundit të muajit nëntor të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut.

ARGJENTINE BRAZIL 1

“Klasikja” Argjentinë-Brazil ka përfunduar në “paqe” 0-0. Me këtë barazim, skuadra e “Seleçao”-s, renditet në vendin e parë në kuotën e 35 pikëve, ndërsa kombëtarja “Albiceleste” klasifikohet e dyta duke grumbulluar 29 pikë.

Kili është mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-2 ndaj Ekuadorit. Golat u shënuan nga Estupinan në minutën e 9′ dhe Kaisedo në minutën e 90+3′.

Pa gola 0-0 ka mbaruar dhe ndeshja Kolumbi-Paraguaj.

Bolivia ka triumfuar 3-0 kundër Uruguajit. Golat u shënuan nga Arse në minutën e 29′, Moreno në të 45′ dhe sërish Arse në minutën e 79′.

Peruja ka fituar me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Venezuelës. Shifrat u hapën nga ish-milanisti, Xhanluka Lapadula në minutën e 18′, më pas baraspeshën e vendosi për Venezuelën, Maçis në minutën e 52′, ndërsa goli i fitores për Perunë erdhi nga Kueva në të 65′.

SFIDAT E PËRFUNDUARA –

ARGJENTINË 0-0 BRAZIL

KILI 0-2 EKUADOR

Estupinan 9′, Kaisedo 90+3′

KOLUMBI 0-0 PARAGUAJ

BOLIVI 3-0 URUGUAJ

Arse 29′, 79′, Moreno 45′

VENEZUELË 1-2 PERU

Maçis 52′ / Lapadula 18′, Kueva 65′

RENDITJA –

RE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"