“Katar 2022″/ Kërkon të kthejë futbollin në shtëpi, flet Sauthgejt: Kalimi i grupit është objektivi i parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2022 | 20:52

“Katar 2022″/ Kërkon të kthejë futbollin në shtëpi, flet Sauthgejt: Kalimi i grupit është objektivi i parë

Trajneri i Kombëtares Angleze, Sauthgejt ka folur në përfundim të shortit duke komentuar kundërshtarët e Anglisë në grupe.

sauthgejt

I intervistuar nga “BBC Sport”, tekniku veçoi ndeshjen kundër SHBA-së si më interesantja, dhe zbuloi objektivat e kombëtares së tij.

“SHBA dhe Irani janë dy skuadra me të cilat nuk përballeshim prej kohësh, ndërsa kundërshtarja e tretë është ende e panjohur.

Objektivi ynë kryesor është kalimi i grupit, vetëm pas kësaj mund të ndërtojmë rrugëtimin tonë.

SHBA është një kombëtare interesante, me elemente shumë të mirë, e dimë çfarë janë në gjendje të bëjnë. Me ta sigurisht që do të jetë një ndeshje intriguese.”, tha Sauthgejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"