Kastrioti në formë, fiton edhe miqësoren ndaj fqinjëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 17:10

Kastrioti në formë, fiton edhe miqësoren ndaj fqinjëve

Kastrioti është duke kaluar një moment tepër pozitiv. Pas paraqitjeve dinjitoze me Skënderbeun dhe Partizanin, si dhe triumfit 3-0 ndaj Kamzës, skuadra e Stavri Nicës ka siguruar një tjetër rezultat pozitiv, kësaj here në testin miqësor ndaj fqinjëve të Ilirisë.

Vatnikaj

Skuadra krutane arriti të fitonte me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Jurgen Vatnikaj. Kujtojmë që Iliria mposhti ditën e hënë Vllazninë me rezultatin 1-0.

Skuadra e Kastriotit ndodhet në vendin e fundit të renditjes me 7 pikë në 13 ndeshje. Pavarësisht pozicionit, shpresat që krutanët të shpëtojnë janë të mëdha, pasi vetëm 1 pikë i ndajnë nga Kamza e vendin të 9-t si dhe 3 pikë nga Tirana e vendit të 8-t.

Kastrioti-Iliria 1-0

Goli: Vatnikaj

KASTRIOTI: Puja, Husein, Shehi, Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Okebugu, Ymeraj, Shehu, H.Marku, Enoh. Trajner: Stavri Nica

ILIRIA: Demi, Boçi, Hoxha, Sala, Gjokeja, Balloku, Zuna, Kurti, Turkaj, Xhaferri, Xhymerti. Trajner: Fatmir Sala

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"