Kastrioti kërkon të rinj premtues, merkato për të surprizuar Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2018 | 13:51

Kastrioti kërkon të rinj premtues, merkato për të surprizuar Kategorinë Superiore

Te Kastrioti po punojnë për krijimin e skuadrës së re, e cila dita-ditës ka filluar të marrë formë dhe deri në javën e fundit të qershorit, atëherë kur pritet të zbritet në fushën e blertë për nisjen e përgatitjeve, ekipi duhet të jetë mbi 80% i kompletuar, të paktën kështu shprehen në klub.

32536330_1664355723680638_5716296644262100992_o

Krutanët po punojnë në të gjitha drejtimet, qoftë me negociatat që po bëhen me lojtarë cilësorë, por edhe me pjesën e rinovimeve. Vëmendje të veçantë ka marrë edhe merkatoja e futbollistëve që do të afrohen në skuadër, ku preferohen nën moshën 21- vjeçare. Gjithashtu, është planifikuar që dy javët e para të stërvitjes të shërbejnë edhe për disa seleksionime, pasi jo të gjithë ata që do vijnë, si dhe futbollistët që mbyllën sezonin me Kastriotin, do të jenë pjesë e skuadrës në edicionit të ri. Synimi i drejtuesve është që të krijojnë një skuadër me lojtarë të denjë, që të mos rrezikojë, por të jetë një surprizë në elitë.

BASHKIA– Rikthimi i Kastriotit në Superiore ka bërë që Bashkia e Krujës të shtojë investimet për sportin. Konkretisht, institucioni vendor zotëron vetëm 24% të aksioneve të klubit, por me mbështetjen edhe të kryetarit të bashkisë, Artur Bushi, është vendosur që për sezonin në vazhdim të rritet buxheti për klubin e futbollit Kastrioti. Gjithashtu, edhe infrastruktura e stadiumit do të përmirësohet, nga një investim i bashkisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Në sezonin e ri, Kastrioti do të luajë në një stadium bashkëkohor.

32778589_1667354770047400_8724089338599571456_n

MERKATO- Pavarësisht kontakteve të shumta, krutanët ende nuk kanë arritur që të mbyllin marrëveshje me asnjë nga futbollistët që dëshirojnë që t’i kenë në ekip, por vazhdojnë negociatat me disa lojtarë, të cilët sa vijë e shtohen. Nëse pak ditë më parë u lakua emri i Plakut, të dielën filluan negociatat edhe me Cetkoviçin dhe së fundi në skenë ka dalë edhe emri i Imamit, i cili pëlqehet nga stafi teknik. Mbetët të shohim zhvillimet e ditëve në vazhdim, pasi momentalisht nuk ka asgjë konkrete. L

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"