Kastijeho: Gatuzo ka kërkesa të veçanta, duhet t’i përvetësoj sa më shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 14:31

Kastijeho: Gatuzo ka kërkesa të veçanta, duhet t’i përvetësoj sa më shpejt

Samu Kastijeho e di se nuk ka dhënë ende gjithçka mundet dhe që presin te Milani prej tij. Edhe ndaj Kaljarit, në ato minuta që u aktivizua, tregoi se shpërthimet e tij mund të jenë një armë për kuqezinjtë.

samu kastijeho

Blerja e tij nga Vijareali kishte synime të qarta për të cilat spanjolli tha: “Duhet të bëjmë në fushë gjithçka studiojmë në stërvitje çdo ditë gjatë javës. Duhet të përshtatem me një vend të ri, një sistem tjetër nga ai që isha mësuar, me shokë të tjerë dhe të gjitha këto duhet t’i bëj sa më shpejt që të jetë e mundur”. Raporti me Gatuzon është një tjetër çështje dhe me sa duket sulmuesi i ka ta qarta idetë. “Trajneri ka kërkesa dhe udhëzime, të cilat unë duhet t’i vendos në praktikë, pasi vetëm kjo është mënyra e duhur për të gjetur zgjidhjet e duhura për situata të ndryshme loje”, përfundoi Kastijeho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"