Kasano i pandreqshëm: Ia thashë Zhorzhinjos në sy, është skandal nëse i japin Topin e Artë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2021 | 19:51

Kasano i pandreqshëm: Ia thashë Zhorzhinjos në sy, është skandal nëse i japin Topin e Artë

Italiani Zhorzhinjo u bë lojtari i vetëm në historinë e futbollit që fiton Ligën e Kampionëve, Kampionatin Europian dhe Superkupën e Europës në të njëjtin vit. Një udhëtim triumfal ai i 29-vjeçarit italian, i cili është bërë titullar i paprekshëm te Çelsi edhe nën drejtimin e Tuhel.

jorginho-cassano

Duke marrë shkas nga këto suksese, shumëkush e ka vënë Zhorzhinjon mes kandidatëve për “Topin e Artë”. Një hipotezë që Antonio Kasano as nuk dëshiron ta dëgjojë dhe me sa duket ia ka thënë në sy edhe vetë lojtarit të përfaqësueses italiane. Ai ka treguar atë që ndodhi disa javë më parë, kur e pa veten përballë Zhorzhinjos, një anekdotë që e zbuloi në “Bobo TV”, mes mosbesimit të Vierit dhe Adanit:

“A ju kujtohet se çfarë mendoja për ‘Topin e Artë’ që gjasme e meritonte Zhorzhinjo, kur ju duhet t’i hiqnit kartën gazetarit që e tha? Epo, ndodhi që shkova në Formentera me familjen time. Po rrija në makinë bashkë me fëmijët dhe gruan time. Ndërsa isha mbështetur në sedilje, ndiej që dikush më preku:

“Grande Antonio, ti je i mrekullueshëm!” Unë kthehem: “Kush dreqin je ti?” Ai heq syzet, maskën dhe e merrni me mend kush ishte? Zhorzhinjo!”.“Unë i thashë: Oh Xhorxhio, a e kupton skandalin që po bëhet? Ata duan të ta japin ty “Topin e Artë” dhe jo Mesit. Ai përgjigjet: Jo jo, Antònio, por jam dakord me ty, absolutisht. Mesi duhet ta fitojë atë gjithmonë”.

Unë i them: “Bravo, tani të respektoj më tepër, shumë mirë Xhiorxhio”. Pra, e tha vetë atë që mendoja unë. Pastaj kaluam një orë e gjysmë duke folur. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, i sjellshëm, shumë inteligjent dhe i përulur”, tregoi Kasano këtë takim të papritur.

Një ide që Zhorzhinjo e kishte me pushime, por jo pasi fitoi edhe Superkupën e Europës. “Është normale që pas kaq shumë trofesh, të shkon mendja te Topi i Artë”, tha Zhorzhinjo pas sfidës së fituar ndaj Vijarealit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"