“Kartoni i kuq nuk ishte”, Lerda i revoltuar pas ndeshjes: S’na lanë të luanim me 11 lojtarë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 21:24

“Kartoni i kuq nuk ishte”, Lerda i revoltuar pas ndeshjes: S’na lanë të luanim me 11 lojtarë…

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda u shfaq tepër nervoz pas barazimit ndaj Teutës në sfidën e sotme. Në prononcimin për emisionin “Gol pas Goli”, italiani nuk ishte dakord me kartonin e kuq të akorduar ndaj Romeros.

lerda

“Dua të komplimentoj lojtarët e mijë. Sepse të luash për 1 orë me 10 lojtarë, është e vështirë, për më tepër për 2 kartona të verdhë të cilat nuk ishin.

Kemi luajtur më mirë me 10 lojtarë, sepse me 11 nuk na lanë që të luanim. Dua t’iu jap një duartrokitje të madhe për të gjithë lojtarët e mi, të cilët dhanë maksimumin.

Futa në fushë Trashin dhe nxorra Asanin pasi doja të fitoja ndeshjen dhe Çinari luan mirë edhe me kokë prandaj shtyta Melon më para në sulm.

3 kartonat e kuq? Nuk janë për fajin tonë, janë për faj të gjyqtarit. Duhet t’i analizojmë mirë. Kur i shikojmë si numër 3 kartona të kuq, mund të tingëllojë keq, por skuadra nuk është nervoze. Romero preku topin dhe nuk meritoi kartonin e kuq”, u shpreh Lerda.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"