Kapiteni Romanjoli ndez derbin: Jemi gati të vdesim në fushë për Gatuzon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 19:49

Kapiteni Romanjoli ndez derbin: Jemi gati të vdesim në fushë për Gatuzon

Kur na ndajnë diçka më shumë se 72 orë nga derbi i “Madonnina”-s, Alesio Romanjoli në rolin e mbrojtësit, por sidomos në atë të kapitenit, jep këshillat e fundit për një ndeshje që parashikohet entuziazmuese. Duke folur për televizionin e klubit, 25- vjeçari bën bilancet e fundit të këtij fillimsezoni që ndaj Interit mund të shënojë një kthesë vendimtare për fatet e Milanit.

5e85f3023b0e2ea9600f04c54210622a-0104-krcC-U3007424227029lB-620x349@Gazzetta-Web_articolo

Në një ndeshje si kjo, sa ndikon pesha e shiritit në krah?

Ka shumë përgjegjësi, megjithatë nuk e shoh si presion, por si motivim. Shiriti do të ma bëjë derbin më special. Milani tashmë është shtëpia ime dhe unë dua të qëndroj këtu sa më gjatë. Ndaj këtij ekipi debutova si profesionit dhe mendoj se ka qenë një shenjë nga fati.

Po në sezonin tuaj, a do të ketë pasoja?

Jemi të gjithë të vetëdijshëm se një fitore ndaj Interit do të na ndihmonte të hidhnim hovin cilësor. Përveç derbit, ata janë edhe rivali ynë për në Champions, ndaj duhet të jemi gati për të dielën.

A keni ndonjë udhëzim të veçantë?

Këto lloj përballjesh nuk kanë nevojë për fjalë. Do të japim të gjithë më të mirën sepse jemi pak prapa në renditje, edhe pse kemi një ndeshje më pak. Jemi një ekip i ri që duhet të mësojë të qëndrojë sa më lart. Ky i Milanos është një derbi i veçantë, sepse ka traditë, tifozëri dhe sepse luhet në një stadium mitik. Në karrierën time kam luajtur disa derbe. Disa i kam fituar e të tjerë barazuar, por futbollit i tillë është. Shpresoj të fitoj këtë të radhës.

romagnoli

Për të realizuar këtë dëshirë, çfarë duhet të bëjë Milani?

Një ndeshje në proporcion me emrin e klubit. Do të duhet një paraqitje e madhe, duke imponuar lojën tonë dhe duke shfrytëzuar rastet që do të kemi. Një tjetër përkujdes duhet ndaj lojës së tyre, sepse nuk duhen lejuar të sulmojnë. Mendoj se këto do të jenë qëllimet tona, duke qëndruar të bashkuar në fushë e duke ruajtur përqendrimin për 95 minuta. I njohim lëvizjet e tyre, por njëkohësisht na duhet kujdes që të mos pësojmë.

Këtë vit në derbi paraqiteni me një armë të rëndësishme si Higuain.

Mjafton një gjysmëpasimi dhe topi përfundon në rrjetë. Kampionët e mëdhenj sillen kështu dhe ai është i tillë. Uroj të na ndihmojnë sa më shumë në pikëpamjen e realizimeve. Ikardi dhe Higuain janë nga më të mirët në botë. Gonzalo ka shënuar më shumë, por Mauro në zonë është si në shtëpinë e tij! Mirëpo, unë zgjedh Higuainin gjithë jetën…!

Gatuzo ju ka dhënë ndonjë këshillë të veçantë?

Trajneri është forca jonë dhe na shkund që të japim gjithnjë e me shumë, sepse një futbollist i Milanit nuk duhet të jetë kurrë i ngopur, madje as në stërvitje. Jemi shumë të lidhur me Rinon dhe mendoj se na ka dhënë shumë që ka ardhur në drejtimin e Milanit. Të gjithë në ekip jemi gati të japim jetën për trajnerin tonë.

Sa i mungon një si Leonardo Bonuçi skuadrës?

Vlerën e Leos e njohim të gjithë, por pas zgjedhjeve që bëri ai dhe klubi, rëndësi tani ka që kush ka qëndruar ta zëvendësojë në mënyrën më të mirë dhe mendoj se Muzakuio dhe Kaldara janë përgjigjur mirë në këtë aspekt. Matia le të rrijë i qetë, të riaftësohet dhe ta dijë që në ekip e presim të gjithë krahëhapur.

b5fd62d794ec2ee2f0bbdf080346c547

Thuhet se e ndihmojnë shumë edhe dy figura si Maldini e Leonardo.

Prania e tyre ka shtuar qetësinë sepse kanë përvojë dhe e njohin mirë këtë botë. Pronarët kërkojnë të investojnë, kanë zgjedhur drejtues seriozë dhe pesha e tyre na e lehtëson punën. Na mbështesin në maksimum që edhe ne të jemi në gjendje të japim më të mirën në fushë.

Çfarë do të duhet për të siguruar tri pikët ndaj Interit?

Personalitet dhe nerv. Derbet janë ndeshje që duan këllqe. Duhet të luajmë të shpenguar dhe të qetë, por pa hequr dorë nga grinta.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"