Kapiteni-polic tregon sherrin në fushë: Ja si na goditën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2015 | 13:57

Kapiteni-polic tregon sherrin në fushë: Ja si na goditën

Një polici nuk i ndodh shpesh që të rrëzohet në tokë me një grusht gjatë karrierës së tij. Elvis Shkurta, me siguri që do ta kujtojë gjatë momentin e vështirë që kaloi të mërkurën.

Kapiteni i Sportingut, Elvis Shkurta, duke marrë ndihmën e parë pasi kishte humbur ndjenjat

Kapiteni i Sportingut, Elvis Shkurta, duke marrë ndihmën e parë pasi kishte humbur ndjenjat

Ndryshe nga kolegët e tij, ai ka rënë pre e dhunës jo në shërbim, por duke ushtruar pasionin e tij në fushën e lojës si… futbollist. Kapiteni i Sportingut të Tiranës, me profesion punonjës policie, rrëfen momentin kur është goditur me grusht nga një prej tifozëve të Bulqizës gjatë ndeshjes së Kategorisë së Tretë në Kamëz.

“Kur isha duke qetësuar gjakrat, më erdhi një goditje nga mbrapa dhe nuk e vura re fare se kush më gjuajti dhe rashë menjëherë në tokë. Grushti më kapi në nofull, m’u morën mendtë dhe rashë menjëherë në tokë. Ata që më goditën mua dhe shokët e mi, do t’i takoj dhe do të më kërkojnë falje.

Në të kundërt, do t’i denoncoj”, tregon Shkurta sherrin që ndodhi dy ditë më parë. “Futbollin e kam pasion, luajmë për qejf dhe nuk paguhemi. E kam krijuar vetë këtë ekip. Kërkojmë vetëm siguri, asgjë më shumë”, rrëfen ndër të tjera Shkreta në intervistën e tij.

Çfarë ndodhi të mërkurën dhe si përfunduat në fushë pa ndjenja?

Në atë moment ishim duke sulmuar ne. Dhe disa lojtarë i flasin arbitrit dhe i tregojnë se po zihen. Kthej kokën dhe shoh që kapiteni i Bulqizës po debatonte me një prej lojtarëve tanë. Në atë moment, nuk e vura re nëse kishte apo jo goditje, pasi isha shumë larg.

Në atë situatë pashë që hynë në fushë tifozët e Bulqizës dhe u vërsulën me vrap te lojtari ynë. Duke qenë edhe me profesion polic, dhe në radhë të parë ishte edhe shoku im, u afrova menjëherë aty ku po ndodhte përplasja për t’i ndarë dhe për të qetësuar gjakrat. Fillimisht, kapa një prej tifozëve të Bulqizës dhe e nxora jashtë fushe duke i thënë: ‘Nuk ka lezet kështu, nuk ia vlen’. Në atë moment më erdhi një goditje nga mbrapa dhe nuk e vura re fare se kush më gjuajti dhe rashë menjëherë në tokë. Grushti më kapi në nofull dhe m’u morën mendtë.

Çfarë ndodhi më pas?

U afrua doktori dhe më ndihmoi duke më hedhur ujë që ta kaloja atë moment dhe erdha në terezi. U nervozova pak të them të drejtën, pasi ishte gjaknxehtësi e momentit dhe të vjen inat kur të godasin kot.

U ndaluan tifozët që ushtruan dhunë ndaj jush dhe lojtarëve të tjerë të Sportingut?

Jo, për momentin nuk është marrë masë, pasi ata çunat që na goditën, u larguan. Por më morën në telefon më pas dhe kërkuan falje. E kemi lënë sot(dje) për t’u takuar dhe për të kërkuar falje. Por, nëse nuk vijnë, atëherë kam të drejtë të bëj denoncim, pasi lejohet brenda 48 orëve…

 

(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Panorama Sport”, në print)

BESAR BOZGO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"