“Kapiteni nuk është mirë, ai është shumë mirë”, Ronaldo i dërgon mesazhin e qartë Sarrit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 17:28

Bota Seria A Të fundit

“Kapiteni nuk është mirë, ai është shumë mirë”, Ronaldo i dërgon mesazhin e qartë Sarrit

Prej së dielës në mbrëmje mes Sarrit dhe Ronaldos duket se ka një çështje, sado që palët nuk kanë dashur të ndezin polemikat.

sarri ronaldo

Sarri pas zëvendësimit të Ronaldos në ndeshjen me Milanin, tha se portugezi, ka një dëmtim në gju dhe ky ishte shkaku që e nxori nga loja. Por, nga ana tjetër Fernando Santos tha për mediat e vendit të tij, se ylli portugez është në formë të mirë dhe do të luajë ndaj Lituanisë.

Vet Ronaldo, i “kapur” nga gazeta luzitane “Maisfutebol”, që filmoi disa momente të kombëtares, e cila po kalonte kohën e lirë, dha një sinjal tjetër.

“Unë po ju them një gjë për të gjitha faqet e para të gazetave kombëtare: kapiteni nuk është mirë, ai është shumë mirë. Ekuilibri është gjithmonë pozitiv. Tani flisni me lojtarët e tjerë”, u shpreh Ronaldo para kamerave.

ronaldo.video

Përveç një mesazhi për të gjithë tifozët, ky ishte një mesazh i drejtpërdrejtë dhe për Sarrin, që mundohet të sfumoi problemet brenda grupit.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com