Kapelo: Higuain te Juventus, e kotë të luhet kampionati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 20:16

Kapelo: Higuain te Juventus, e kotë të luhet kampionati

Fabio Kapelo, ish-trajneri i Juventusit, ka folur për transferimin e Gonzalo Higuain te bardhezinjtë dhe për faktin që kjo do të ndikojë plotësisht kampionatin e ardhshëm të Serisë A.

kapelo

“Nëse kanë vendosur të marrin Higuain, do të thotë se kanë menduar që një lojtar i tillë u nevojitet. Dhe meqë te Juventusi janë shumë të kujdesshëm ndaj vlerës së lojtarëve dhe atyre që i zëvendësojnë, kanë kuptuar se Pogba mund ta zëvendësonin me elementë ekzistues, por Moratan jo”, shpjegoi ai për “La Stampa”.

dybala-higuain-1

“A është e kotë të luhet kampionati? Në fakt ishte e kotë që të luhej që më përpara, para se ata të merrnin Higuain. E vërteta është që Juventusi është nisur një hap para të tjerëve dhe vazhdon të shtojë sekondat që ka avantazh ndaj konkurrentëve që e ndjekin”, ishte mendimi i trajnerit të njohur italian.

“A është Higuain si Batistuta te Roma? Jo, absolutisht jo. Atëherë ishin kohë dhe turne krejtësisht të ndryshme. Ne te Roma na mungonte një bomber për të fituar kampionatin kurse këtu flitet për të fituar Ligën e Kampioneve”, shtoi ai, i bindur se Juventusi po bënte blerje duke pasur tashmë objektiva më madhorë se Seria A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"