Kanë marrë miratimin e futbollistit, transferimi i parë i Interit në janar do të jetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 18:28

Kanë marrë miratimin e futbollistit, transferimi i parë i Interit në janar do të jetë…

Ndonëse merkato e janarit do edhe disa javë të hapet, te Interi kanë filluar të mendojnë që tani për lëvizjet që do bëjnë në skuadër.Rodrigo_De_Paul_Udinese

Lojtari i parë që pritet të bashkohet me zikaltërit në janar, pritet të jetë mesfushori i Udinezes, Rodrigo De Paul. Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, marrëveshja mes palëve është shumë afër dhe lojtari do i bashkohet ekipit të Kontes në janar.

Ëndrra e madhe e argjentinasit është të luajë për zikaltërit, dhe tashmë duket se ajo do të realizohet. Të dyja klubet kanë nisur bisedimet dhe po punojnë për formulën e transferimit që do të kënaqte të dyja palët.

Zikaltëri kanë ofruar 7 milionë euro për huazimin e futbollistit dhe  25 milionë euro si detyrim për blerjen e tij përfundimtare. Kërkesa e parë e Udinezes për lojtarin ishte 35 milionë euro dhe po vazhdojnë bisedimet për të arritur një marrëveshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"