Kamzës i mungon Raçiç, Ymeraj sfidon vendlindjen: Do të futemi në fushë për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 10:31

Kamzës i mungon Raçiç, Ymeraj sfidon vendlindjen: Do të futemi në fushë për fitore

Kamza do të kërkojë të bëjë sot kthesën në Shkodër pas asaj humbjeje të papritur në shtëpi ndaj Luftëtarit. Skuadra e Ramadan Ndreut do të ketë një mungesë të sigurt, pikërisht sulmuesin kryesor Stevan Raçiç, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Gjithsesi, besimi në grup ekziston dhe, për më tepër, është mesfushori shkodran i Kamzës, Ersil Ymeraj, ai që rrit adrenalinën.

Kamza5

Në një bisedë për “Panorama Sport”, Ymeraj thekson rëndësinë që ka kjo ndeshje për vazhdimësinë e kampionatit. “Në këtë takim emocionet e mia janë disi më të veçanta se shokët e skuadrës, pasi luaj në shtëpinë time, pranë njerëzve të mi dhe tifozëve shkodranë. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se emocionet do të më bllokojnë për të zhvilluar lojën e zakonshme. Në këtë takim do të kërkojmë maksimumin, pasi i kemi të gjitha mundësitë.

ymeraj

Shpresojmë te loja e mirë e futbollistëve, pasi mendoj që po kalojmë një moment të mirë, pavarësisht humbjes së fundit. Gjatë javës, trajneri Ndreu është munduar që të na injektojë besim, duke mos përsëritur gabimet ndaj Luftëtarit. Do të kemi një vlerësim maksimal për ekipin shkodran, i cili ka cilësi brenda, por nuk do të thotë që ne të mos bëjmë lojën tonë dhe të marrim pikë.

Formacioni

Duhet të futemi në fushë me synimin për të fituar”, është shprehur shkodrani, i cili luan sezonin e pestë për Kamzën. Ymeraj nuk ka luajtur asnjë kampionat me Vllazninë, por pas shpërthimit në ekipet e moshave të klubit kuqeblu, ka luajtur në Kategorinë e Parë me Veleçikun, e më pas është bërë pjesë e Kamzës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"