Kampionët e Turqisë nuk ndalen, arrijnë akordin me futbollistin që fitoi 2 Champions me Barçën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 15:40

Kampionët e Turqisë nuk ndalen, arrijnë akordin me futbollistin që fitoi 2 Champions me Barçën

Kampionët e Trabzonsporit nuk ndalet në merkato. Pas Enis Bardhit kanë arritur akordin me një tjetër përforcim nga La Liga. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Mark Batra.

bartra1

31-vjeçari ka vendosur të largohet nga Real Betis, ekip ku luajti në katër sezonet e fundit, teksa ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Trabzonsporit.

Gerard+Pique+Marc+Bartra+Club+Atletico+de+k7SKJk-TkFwl

Sipas “Mundo Deportivo”, Real Betis do të përfitojë 5 milionë euro nga shitja e ish-mbrojtësit të kombëtares spanjolle. Bartra ishte pjesë e Barcelonës në vitet 2010-2016. Me skuadrën katalanase fitoi plot 13 trofe, ku bien në sy pesë tituj kampionë në Spanjë dhe dy Champions League (2011, 2015).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"