Kampionet e Kosovës mbërrijnë në atdhe, pritje shtetërore dhe premtime për Paris 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2021 | 22:07

Kampionet e Kosovës mbërrijnë në atdhe, pritje shtetërore dhe premtime për Paris 2024

Ekipi kombëtar i xhudos së Kosovës është kthyer në atdhe mbrëmjen e sotme duke u pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga kryeministri Albin Kurti. Sportistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat morën medalje ari në Lojërat Olimpike, u pritën me një ceremoni shtetërore në aeroport.

sdsdsdsds

Kosova fitoi dy medalje të arta në Tokio, duke e çuar në tri numrin e përgjithshëm të medaljeve në historinë e vet në Lojëra Olimpike, pas medaljes së parë, të artë po ashtu, të Majlinda Kelmendit në debutimin e Kosovës në Olimpiadë në Rio 2016.

Kampionet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi thanë se gjatë gjithë kohës e kanë ndjerë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës. “Ne gjatë gjithë kohës e kemi ndjerë mbështetjen e secilit dhe kjo medalje është për gjithë popullin e Kosovës”, tha Gjakova.

Ndërsa Krasniqi tha se derisa do t’i gëzojmë këto fitore “shpresojmë se nga Parisi 2024 do të kthehemi me më shumë medalje”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"