“Kampionati për ne mbaroi pas ndeshjes me Teutën”, Duro: Sherri? Nuk e aktivizova se është shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2021 | 20:05

“Kampionati për ne mbaroi pas ndeshjes me Teutën”, Duro: Sherri? Nuk e aktivizova se është shkodran

Laçi pësoi disfatë 0-2 kundër Vllaznisë në Shkodër, duke mbyllur kështu kampionatin në vendin e 4-ët në renditje në kuotën e 61 pikëve

Duro44

Pas ndeshjes, në prononcimin për mediat, tekniku Shpëtim Duro komentoi ndeshjen me Vllazninë dhe u shpreh se Laçi i arriti objektivat sezonale të saj, por kampionati për kurbinasit mbaroi pas ndeshjes me Teutën.

“Kjo është humbja e parë që pëson skuadra e Laçit në këtë fazë të katërt, janë dy gola të pësuar pas dy ndeshjesh nga një skuadër që bëri mirë gjatë gjithë fazës, por un e kam thënë që kampionati për ne mbaroj pas ndeshjes me Teutën. Aty kishim shansin për të fituar për tu shpallur kampion, ndërsa Vllaznia ishte më e motivuar dhe kishte pak shanse në raport me Teutën. Ne objektivin tonë e kemi arritur, kemi arritur kupat e Europës dhe kemi qenë deri në javën e fundit pretendente për kampion së bashku me Vllazninë, Teutën dhe Partizanin.

E them me bindje që vetëm Laçi ka marrë çdo gjë me meritë dhe Vllaznia. Ka ndeshje në fazën e tretë dhe të katër ku ka pasur probleme nga skuadrat kryesuese, disa kanë toleruar sepse merret vesh se jemi në Shqipëri, por në të gjitha i kemi arritur me sakrificë. Te 4 skuadrat e meritonin. Çdo gjë ndahej me një gol. Të katërta kanë qenë në kryesim gjatë gjithë kampionatit.

Mungesa e Sherrit? Sherri të them sinqerisht nuk e kam aktivizuar sepse është shkodran dhe doja ta largoja nga presioni dhe pse është djalë shumë i mirë, kjo ka qenë arsyeja. Mund t’i ndodhte ndonjë gabim padashje.

Tifozët? Ishte ndeshje me tifozë, gjë e bukur por kam një vërejtje për organet kompetente sepse gjykimi duhet të jetë i drejtë. Mund ta imagjinonte njeri që Laçi në ndeshjen me Teutën të kishte 2 mijë veta në stadium? Ne kishim 50 tifozë në stadium të paktën të jenë të drejtë me të gjithë, e kuptoj që ishte ndeshje vendimtare, por duhet të jenë të drejtë me të gjithë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"