“Kamp Nou” si bunker, katalanasit 5 vite pa humbje në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 18:29

“Kamp Nou” si bunker, katalanasit 5 vite pa humbje në shtëpi

Roma ka përpara një mision shumë të vështirë sepse duhet të përballet me një nga ekipet më të mira në botë, por mbi të gjitha që ka me vete një statistikë të frikshme. Humbja e fundit në Ligën e Kampioneve për Barcelonën ka ardhur në 1 majin e vitit 2013 dhe ia shkaktoi Bajerni i Mynihut.

Kamp Nou Barcelona

Nga ajo kohë, katalanasit nuk kanë njohur humbje, pavarësisht se janë përballur me skuadra si PSG, Milan, Mançester Siti, Bajern dhe Juventus. Në stadiumin e saj, Barcelona ka arritur të koleksionojë 23 fitore dhe 2 barazime në 5 vitet e fundit. Për më tepër, “Kamp Nou” është një si një bunker edhe në kampionatin spanjoll, pasi humbja e fundit në këtë stadium është shkaktuar në gusht nga Reali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"