“Kam shënuar golin më të bukur në ‘Air Albania’”/ Fjalimi emocionues i Florian Markut pas triumfit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2022 | 22:55

“Kam shënuar golin më të bukur në ‘Air Albania’”/ Fjalimi emocionues i Florian Markut pas triumfit

Florian Marku vazhdon të bëjë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Lushnjari është vazhdon dominimin në ringun profesionist, ku nuk njeh humbje. Boksieri shqiptar ka marrë fitoren e radhës duke mundur me vendim unanim meksikanin Miguel Parra Ramirez. Menjëherë pas triumfit në “Air Albania”, Marku dha një deklaratë para publikut shqiptar, teksa e cilësoi fitoren e sotme si golin më të bukur që është shënuar deri tani në “Air Albania”.

MARKU

“Duhet t’ju falënderoj të gjithëve që më mbështetët këtu. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, kushto që futet në ring jep shpirtin për të fituar dhe e patë edhe vetë rivalin meksikan që zhvilloi një ndeshje të madhe.

Kam kaluar një jetë jo të lehtë si gjithë shqiptarët, por ia arrita të realizoj një ëndërr që të zhvilloj një ndeshje në një stadium plot me shqiptarë. Nuk jam Supermeni, edhe unë jam njeri me shpirt dhe gjak.

Sa të boksoj do të jap shpirtin dhe nuk dorëzohem kurrë, derisa të bie në ring pa ndjenja. Nuk dorëzohem asnjëherë. Faleminderit për gjithçka. Kam shënuar golin më të bukur në “Air Albania”, e mbylli fjalimin e tij kampioni Marku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"