“Kam qarë me kokërr të lotit”- Fjoralba Ponari rrëfen se si e kanë ngacmuar seksualisht në fillimet e karrierës së saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 18:32

“Kam qarë me kokërr të lotit”- Fjoralba Ponari rrëfen se si e kanë ngacmuar seksualisht në fillimet e karrierës së saj

Fjoralba Ponari, ish-moderatorja sportive, ka rrëfyer dje një sekret, për të cilin nuk ka folur kurrë më parë.

fjoralba ponari (5)

Gjatë bashkëbisedimit në “Trotuar” me të ftuarit e tjerë, ku po flitej pikërisht për sekretet, moderatorja vendosi të fliste dhe të zbulonte diçka jo të hijshme që i ka ndodhur në fillimet e karrierës së saj.

fjoralba ponari (6)

Ponari tregoi se një ndër të ftuarit e emisionit të parë që ajo ka drejtuar, “Top Arena”, në prapaskenë e ka ngacmuar seksualisht.

fjoralba ponari (3)

Këtë ngjarje e ka përjetuar aq keq sa ka menduar të linte emisionin.

Kur kemi qenë ne te ‘Top Arena’, unë kam pasur një të ftuar… normalisht ajo ka qenë eksperienca e parë e vërtetë e imja televizive.

fjoralba ponari (4)

Nuk kisha eksperiencë, nuk dija si të sillesha në momente të caktuara dhe kam pasur një personazh të ftuar që ishte pa filtra, dhe në prapaskena gjëja shkoi gati në ngacmim seksual.

Pas kësaj kam marrë në telefon Ervin Kurtin, kam qarë me kokërr të lotit. Pa i thënë askujt, kisha vendosur që të largohesha nga Top Arena.

fjoralba ponari (2)

Por Ervini më tha ka shumë që shkelin mbi gjemba, por do ia marrësh dorën. Domethënë ka qenë ai që më ka psikologjisur dhe më ka kthyer në shina”,- tregoi Fjoralba.

fjoralba ponari (7)

Moderatorja simpatike ka treguar edhe më parë se e kanë ngacmuar madje dhe burra të martuar, të cilëve ka ditur se si t’u përgjigjet për të mos pasur probleme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"