Kalulu: Klubi më besoi kur isha anonim, në skuadër nuk do ta harrojmë Maldinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2023 | 16:34

Kalulu: Klubi më besoi kur isha anonim, në skuadër nuk do ta harrojmë Maldinin

Teksa përgatitej të sfidonte Italinë në Europianin për 21- vjeçaë, Pier Kalulu ka përfituar për të dhënë një intervistë për revistën franceze “Onze”.Të shumta tematikat, sidomos ato në lidhje me Milanin për të cilat mbrojtësit nuk është kursyer.

pierre-kalulu-inaction-2023-03-g-1050

Çfarë ju kujtohet nga Sasuolo-Milan e vitit të kaluar dhe a kishit frikë?

Frikë jo, por adrenalina ishte e madhe. Siç është para çdo ndeshjeje në fakt. Sidoqoftë, e dinim se sa fort dhe mirë kishim punuar dhe mund të them se në përgjithësi ishim të qetë. Tensionin e zakonshëm sikur e hoqëm me dorë.

Si ka qenë zbarkimi juaj në Serinë A?

Te Milani mbërrita si një lojtar, i cili nuk kishte luajtur kurrë si profesionist dhe kisha shumë kohë pa luajtur prej pandemisë. Në momentin e firmës kisha të paktën gjashtë muaj pa luajtur, por nuk e vuaja presionin apo faktin se kisha mbërritur falas. E pashë si një mundësi për të luajtur futboll.

Dhe u rritët së bashku me Milanin…

Në Itali jam përmirësuar në shumë aspekte. Jam më i fortë, më i shpejtë dhe më i qetë në mendje. Çdo lëvizje në fushë më vjen më e natyrshme. Sidoqoftë, jam ende i ri dhe mund të përmirësohem në shumë aspekte, sidomos në leximin e ndeshjeve.

Cili është roli i preferuar?

E mira është që të mbuloj sa më shumë pozicione. Për të qenë titullar në një klub të madh duhet të dish të plotësosh nevojat e skuadrës. Përpiqem të jem agresiv në të dyja fazat e sidomos në duelet ajrore. Këto janë aspekte që bëjnë diferencën dhe jo roli.

Si e shikoni Milanin pa Maldinin?

Mua më ka ndihmuar pafund. Më bëri të kuptoj se sa vlerë ka futbolli në Itali. Tifozët janë të pasionuar dhe dashuria e tyre ndjehet. Sidomos në ikona si Maldini, të cilin e brohorisnin më shumë nga të gjithë edhe pse e ka lënë futbollin pra shumë vitesh. Pavarësisht gjithçkaje mbetet një personazh i jashtëzakonshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"