Kaipers e Makelie, “vëshëllimat” më të paguara të Europianit/ Zbulohet shifra që përfitoi gjyqtari holandez nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2021 | 22:59

Kaipers e Makelie, “vëshëllimat” më të paguara të Europianit/ Zbulohet shifra që përfitoi gjyqtari holandez nga UEFA

Kampionati Europian rezultoi një zhgënjim, i radhës, për ekipin kombëtar holandez që u eliminua nga turneu pas humbjes 2-0 kundër Republikës Çeke në fazën e 1/8-at. Praktikisht sapo doli nga grupi, ekipi i De Burit u detyrua të kthehej në shtëpi. Fati i keq i djemve portokalli rezultoi vendimtar për arbitrat e atij vendit.

Bjorn-Kuipers

Dani Makelie dhe Bjorn Kaipers morën në dorë fatin e Holandës duke vendosur drejtësi në ndeshjet më të rëndësishme të Europianit. Nuk ishte rastësi që ata që të ishin kryesorë në gjysmëfinale dhe finale, por përtej prestigjit, ata morën edhe një vlerësim të majmë monetar.

PAGESAT – E gjitha kjo ndodh sepse në një Kampionat Europian, arbitrat paguhen të paktën 10,000 € për ndeshje. Shuma përgjysmohet për asistentë të cilët arkëtojnë nga 5 mijë euro teksa 4 mijë është shpërblimi për arbitrin e katërt. Në fakt, shifrat e mësipërme bazohen në shuma nga “Euro 2008”, por sipas burimeve brenda UEFA-s vështirë se kanë ndryshuar.

Duke qëndruar në këto kushte financiare, është e lehtë të hamendësohet se Kaipers ka përfituar gjatë turneut rreth 50 mijë euro, shumë ku përfshihet edhe pagesa e drejtimit të finales mes Italisë dhe Anglisë. 48- vjeçari ka drejtuar katër ndeshje si kryesor për një total prej 40 mijë eurosh, teksa në Angli-Kroaci ka bërë asistentin e katërt, ndaj është e lehtë të mendosh që për çdo ditë që ka qëndruar në gatishmëri gjatë “Euro”-s, Kaipers është paguar 1600 euro.

Me katër ndeshje si kryesor dhe një si i katërt, Makelie del më pak i fituar teksa Kampionati i tij Europian zgjati vetëm 26 ditë. 44 mijë euro përfitim për 38- vjeçarin që duke parë moshën e re, do të ketë mundësi të rrisë fitimet e tij në ndeshjet e tjera që do të drejtojë në rang ndërkombëtar pasi është një nga bilbilat më cilësorë në panoramën e arbitrazhit në kontinentin e vjetër.

Nga ana tjetër, nuk është se Bjorn Kaipers nuk është se edhe pa këto pagesa do të kishte shqetësime financiare. Përveçse është arbitër, ai është gjithashtu një sipërmarrës i suksesshëm, me dy supermarkete dhe një sallon flokësh në Oldenzaal. Në fund të vitit 2019, kapitali i tij llogaritej të ishte në vlerën 14.9 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"