Ka edhe “bekimin” e Mbape, PSG hidhet në sulm për yllin e Liverpulit me një ofertë të çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2022 | 13:53

Ka edhe “bekimin” e Mbape, PSG hidhet në sulm për yllin e Liverpulit me një ofertë të çmendur

Sadio Mane është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar të kësaj merkato vere. Sulmuesi i Liverpulit i ka shprehur klubit dëshirën që të largohet dhe tashmë do të jetë në epiqendër të zërave të merkatos gjatë verës.

MANE SALAH 1

Mendohej se destinacioni i tij ishte Bajenr Mynih, por për sulmuesin nga Senegali, në orët e fundit është hedhur në sulem dhe PSG. “Bild” bën të ditur se parisienët kanë mësuar detajet e ofertës së Bajern Mynih dhe tashmë janë gati t’i ofrojnë më shumë, duke e bërë Mane një nga lojtarët më të paguar në Europë.

Jo vetëm kaq. Kilian Mbape, i cili në kontratën që ka nënshkruar është siguruar që do të merret opinioni i tij për çdo ndërhyrje në merkato, ka dhënë “bekimin” që transferimi të finalizohet, duke e parë Mane si një lojtar që mund të ndihmojë parisienët që të arrijnë Ligën e Kampioneve që e lakmojnë prej shumë vitesh. Një shtysë më shumë që klubi të jetë gati për të plotësuar kërkesat e senegalezit dhe për ta bërë pjesë të një katërsheje ofensive të jashtëzakonshme me Mbape, Nejmar dhe Mesi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"