Ka aq shumë sa për të vendosur këmbët! Mesi poston foton epike me “Topin e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2021 | 20:45

Ka aq shumë sa për të vendosur këmbët! Mesi poston foton epike me “Topin e Artë”

Lionel Mesi fitoi “Topin e Artë” për herë të shtatë në karrierë. Argjentinasi mundi Robert Levandovskin në garën për këtë çmim. Tani lojtari po e shijon këtë moment në mënyrën më të mirë të mundshme.

m2

 

Një foto e Mesit ka bërë bujë në të gjithë mediat. Në të duket ai dhe pjesa e tjetër e familjes në një divan, sëbashku me 7 Topat e Artë. E veçanta qëndron se njëri prej djemve të 34 vjeçarit ka mbështetur këmbën mbi një prej tyre, sikur të ishte diçka mëse normale.

Fitimi i këtij trofeu për Mesin tanimë është diçka normale. “Pleshti” vazhdon të shkruajë emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit.

m1

m3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"